Itali, shpërthim në një spital në Napoli, një gropë gjigande hapet në parkim

Mos i humb

Një gropë gjigande është hapur në parkimin e Spitalit Mare di Ponticelli, në periferinë lindore të Napolit.

Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima, pavarësisht faktit se shumë makina kanë përfunduar në gropë.

Disa dëshmitarë flasin për një zhurmë të madhe dhe më pas shembjen e rrugës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse. Në një moment të parë u mendua se bëhej fjalë për viktima.

Sipas burimeve të para raportohet që aksidenti ka ardhur si pasojë e një problemi në tubacionet nëntokësore të oksigjenit. Reparti Covid i spitalit është evakuuar si masë paraprake.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit