Italia shtrëngon masat kufizuese ndaj COVID-19, kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë, të shmangim mbylljen totale

Mos i humb

Shtimi i rasteve dy ditët e fundit dhe rekordi i djeshëm i infektimeve prej 11 mijë e 705 rastesh nga COVID-19 kanë mjaftuar që Italia t’u rikthehet masave kufizuese.

Kryeministri Giuseppe Conte u ka dhënë porositë kryetarëve të qyteteve të zbatojnë masat kufizuese duke ua lënë atyre kompetencat dhe përgjegjësitë.

Por cilat janë masat e reja kufizuese në Itali?

-Mbyllja e hapësirave publike pas orës 21:00

-Orare të posaçme për hapjen e bareve dhe restoranteve

-Pas orës 18:00 vetëm shërbimi në tavolinë do të lejohet dhe numri i lejuar do të jetë maksimum gjashtë persona

-Suspendohen konferencat dhe festivalet

-Maska, distanca sociale dhe higjiena mbeten në fuqi

– Ndryshimi i mësimit në shkolla, inkurajohet mësimi online

-Masa te reja për pishinat dhe palestrat

Kryeministri Conte Conte në një adresim në televizion të dielën mbrëma tha se “nuk mund të humbim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një izolim total, i cili do ta dëmtonte ekonominë”.

“Qeveria është këtu, por të gjithë duhet ta bëjnë pjesën e vet”, ka thënë ai.

Këto masa erdhën në fuqi pasi Italia shënoi rekord ditor të rasteve me COVID-19 të dielën, me 11,705 raste. Italia ka qenë vendi evropian më i goditur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Gjatë gjithë pandemisë në Itali në total janë regjistruar 414,000 raste pozitive me 36,500 të vdekur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit