Ivanov dhe Radev në takim me Odat Ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Mos i humb

Presidentët e Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev u takuan sot me biznesmenët dhe kryetarët e Odave Ekonomike të të dyja vendeve.

Siç njoftuan nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë, në takim dy presidentët theksuan se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë bashkëpunim më të suksesshëm afarist, infrastrukturë më të mirë, më shumë projekte, qarkullim më të madh të mallrave dhe njerëzve dhe komunikim shumë më të mirë në të gjitha nivelet.

Presidenti Ivanov theksoi se përveç përmirësimit të infrastrukturës midis dy vendeve, e cila në disa pjesë është dëshpëruese, korrupsioni duhet patjetër të reduktohet në zero dhe të investohet në ujë, ushqim dhe energji.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për trende të reja. Bullgaria është shumë e avancuar në sektorin TIK dhe ne mund ta përdorim këtë përvojë, sepse ne kemi kompani të reja që merren me animacionin digjital, shërbimet digjitale që gjithnjë e më shumë zënë një pjesë të komunitetit të biznesit”, tha presidenti Ivanov. Sipas tij, të domosdoshme janë meritokracia, pragmatizmi dhe ndershmëri.

Presidenti bullgar Radev theksoi se ekziston besimi politik në nivelin më të lartë dhe se ai është një kusht për të gjitha sukseset e mëtejshme. Ai tha se është shumë e rëndësishme që Maqedonia të bëhet anëtare sa më shpejtë e NATO-s dhe se investimet e huaja duhet të vijnë në çdo mjedis me më pak ose më shumë siguri.

“Ne tashmë kemi një shans brenda kornizës së Presidencës sonë me BE-në, Republika e Maqedonisë të marrë ftesën për anëtarësim. Për të bindur partnerët tanë për të dhënë këtë ftesë, duhet të dëshmojmë se Bullgaria dhe Maqedonia mund të punojnë së bashku”, tha Radev.

Sipas presidentit bullgar, shkëmbimi në arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë kontekst, Presidenti Radev theksoi se Bullgaria ka një rrjedhë të madhe të investimeve të huaja dhe përvojë të madhe në përdorimin e fondeve evropiane, dhe Maqedonia mund të përdorë formula pozitive për zhvillimin e projekteve konkrete.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se ka nevojë për veprim serioz me dinamikë dhe afate për të përfunduar më në fund disa gjëra që janë me interes për biznesin mes dy vendeve.

Bashkëpunimi shumë vjeçar arrin në rreth 300 milionë dollarë ndërsa sot po lëviz dhe arrin në 664 milionë dollarë, një rritje e konsiderueshme nga viti i kaluar prej 19.3 për qind.

Në takimin e Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari dhe Odës Tregtare- Industriale Bullgare u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit