Izraeli arreston 10 palestinezë për “sulmin ndaj anijes”

Mos i humb

Forcat izraelite të sigurisë kanë arrestuar dhjetë palestinezë të cilët akuzohen për planifikimin e një sulmi mbi një anije dhe rrëmbimin e stafit të anijes ushtarake izraelite.

Shërbimi izraelit për Siguri të Brendshme, Shin Bet, bëri të ditur se dhjetë palestinezë nga Refah në jug të Gazës janë arrestuar më 12 mars

Në njoftim bëhet e ditur se palestinezët e arrestuar akuzohen se kanë përgatitur një sulm me një projektil anti-tank mbi anijen e marinës izraelite dhe rrëmbimin e stafit të saj.

Tre nga të arrestuarit, thuhet më tej, janë mbajtur në paraburgim, ndërsa shtatë të tjerë janë liruar pas hetimeve disa ditore.

Institucionet palestineze akoma nuk kanë komentuar mbi lajmin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit