Izraeli diskuton legjislacionin zviceran kundër udhëheqësve të tij

Mos i humb

Izraeli kërkon të ndalojë legjislacionin zviceran i cili lejon arrestimin e politikanëve dhe oficerëve ushtarakë izraelitë për akuzat e kryerjes së “krimeve të luftës” kundër palestinezëve, bënë të ditur nga transmetuesi publik izraelit.

Në raportim thuhet se ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, udhëtoi në Zvicër për të diskutuar mbi legjislacionin dhe rastet e arrestimeve.

Vizita ka për qëllim që “të gjejë zgjidhje të shpejtë për legjislacionin zviceran i cili mundëson arresimin e politikanëve dhe oficerëve ushtarakë izraelitë kur rastet dhe ankesat kundër tyre parashtrohen për akuzat për kryerjen e krimeve të luftës kundër palestinezëve”, thuhet gjithashtu në raportim.

Gjatë muajit korrik, ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert anuloi vizitën e tij në Zvicër nga frika se do të arrestohet me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës kundër palestinezëve.

Transmetuesi publik izraelit shkruan se Olmert u informua se autoritetet lokale zvicerane synojnë ta arrestojnë shkaku i proceseve gjyqësore kundër tij në lidhje me akuzën për kryerjen e krimeve të luftës gjatë operacionit ushtarak izraelit “Cast Lead” të vitit 2008 kundër palestinezëve në Gaza.

Operacionet ushtarake izraelite të vitit 2008 shkaktuan vdekjen e më shumë se 1.400 palestinezëve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve. Ato gjithashtu shkaktuan shkatërrim masiv në Gaza.

Gjatë viteve të kaluara, palestinezët dhe avokatët ishin aktivë në paraqitjen e ankesave në gjykatat e vendeve perëndimore kundër zyrtarëve izraelitë duke i akuzuar ata për kryerjen e krimeve të luftës kundër palestinezëve gjatë operacioneve të tyre ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit