
Gjithsej 108 migrantë janë shpëtuar në ujërat e qytetit Sabrata të Libisë, bëri të ditur Zyra e Shtypit e Forcave Detare.
Sipas njoftimit, migrantët janë shpëtuar 17 milje në ujërat e qytetit Sabrata, gjegjësisht 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tripoli.
Në mesin e migrantëve të kombësive të ndryshme gjenden 17 gra dhe 7 fëmijë.
Pas ndihmës së parë, migrantët janë dërguar në Administratën kundër Migrimit të Parregullt në Tripoli.
Libia, e cila po përjeton një boshllëk administrativ pas revolucionit, është një ndër rrugët e migrantëve afrikanë që duan të arrijnë në Evropë nëpërmjet Mesdheut për shkak të pozitës së saj të afërt gjeografike.
Një pjesë e afrikanëve që përpiqen të kalojnë shkretëtirën e Saharasë dhe Mesdheun nëpërmjet Libisë për të shkuar në Evropë bien në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore ndërsa disa të tjerë humbin jetën në shkretëtirë ose në det.


