Izraeli do të ndërtojë 46 mijë njësi banimi në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Izraeli po planifikon të ndërtojë 46 mijë njësi banimi në Bregun Perëndimor të okupuar, tha të martën ministrja izraelite e Ndërtimit dhe Strehimit, Yifat Shasha Biton AA).

“Unë i udhëzova ekipet e planifikimit të ministrisë që të përgatisin planet për të zgjeruar komunitetet në Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor). Aktualisht ne planifikojmë ndërtimin e 46 mijë njësive të banimit”, tha Biton në një deklaratë

“Ky numër do të rritet tre herë pas zbatimit të marrëveshjes së shekullit”, tha ajo.

Të hënën, ekipet izraelitë dhe amerikanë filluan të punojnë me hartat e Bregut Perëndimor për të përcaktuar zonat që Izraeli do të aneksonte si pjesë e marrëveshjes së shekullit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

I ashtuquajturi plani i paqes anulon në mënyrë të njëanshme rezolutat e mëparshme të OKB-së për çështjen Palestineze dhe ka tërhequr kritika për dhënien e Izraelit pothuajse gjithçka që ka kërkuar, ndërsa nga ana tjetër duke cunguar edhe më tej kërkesat palestineze.

Përveç njohjes së qytetit të kontestuar të Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit”, “plani i paqes” i Trumpit ka një seri pikash nga lista e plotë të kërkuara prej kohësh nga krahu i djathtë izraelit, përfshirë njohjen e SHBA-së të sovranitetit Izraelit mbi komunitetet e vendbanimeve të paligjshme të ndërtuara në Bregun Perëndimor të okupuar dhe aneksimin e Luginës së Jordanit, që shtrihet përgjatë tërësisë së krahut lindor të territorit.

E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe i konsideron të gjitha aktivitetet ndërtimore të vendbanimve izraelite si të paligjshme.

Plani u refuzua nga Palestina si dhe organet përfshirë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Ligën Arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit