Koronavirusi/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa farmaci: Përfituan nga situata dhe rritën çmimet e maskave…

Mos i humb

Qeveria të alokojë së paku 300 milionë euro për fazën emergjente të mbështetjes së sektorit privat

Duke e parë me shqetësim situatën ekonomike të krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në...

“26 për qind e fracezëve mendojnë se Covid-19 është prodhuar në laborator”

Një anketë e zhvilluar në Francë tregon se një pjesë e qytetarëve ndajnë mendimin se koronavirusi i ri (Covid-19) është prodhuar në...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Rusi, humbjet në sektorin e turizmit mund të arrijnë mbi 470 milionë dollarë

Kryetarja e Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë (ATOR), Maya Lomidze tha se sektori i turizmit rus mund të pësojë humbje prej 37...

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për “manipulim të tregut” nga farmacitë në lidhje me rritjet e çmimeve të disa produkteve (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), që shërbejnë si masa për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Tiranës shkruan se aktualisht janë në fazën e mbledhjes se informacioneve për farmaci të cilët në mënyrë abuzive kanë rritur çmimet e produkteve të lartpërmendura duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit të lartë në kuadër të marrjes së masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Prokuroria thotë se ka marrë shkas për nisjen e hetimeve nga farmacive nga të dhënat e bëra publike në media, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për çdo rast që kanë hasur në rritjen e çmimit të produkteve si (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese).

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal.

Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funskionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në...

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...

Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë, të gjithë do të përfundojnë në karantinë

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në...