“Izraeli do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në Gjirin Persik”

Mos i humb

 

Ministri i jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz, tha se shteti i tij do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të mbrojtur rrugët tregtare në Gjirin Persik.

Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Katz tha se së fundmi ai është takuar me një “person të nivelit të lartë” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të përmirësuar lidhjet mes Izraelit dhe shteteve arabe.

“Izraeli është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të mbrojtur rrugët tregtare në Gjirin Persik”, tha Katz.

“Është në interes të Izraelit që të ndërpritet ndërhyrja iraniane në rajon dhe të forcohen lidhjet me shtetet e Gjirit”, shtoi ai.

Sipas gazetës, Katz në një takim të ministrave ka thënë se Izraeli nuk ka konflikt me shtetet e Gjirit.

Muajin e kaluar, Irani konfiskoi një tanker me flamur britanik në Ngushticën strategjike të Hormuzit, në një veprim hakmarrës për konfiskimin e një anijeje iraniane në territorin britanik të Gjibraltarit. Që atëherë, tensionet në rajon janë përshkallëzuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit