“Turqia dëshiron të rrisë investimet në Malajzi”

Mos i humb

Ankaraja dëshiron të rrisë investimet në Malajzi si pjesë të iniciativës së saj të quajtur “Asia Anew” e cila synon që të përmirësojë lidhjet me shtetet aziatike, thotë ambasadorja e Turqisë në Malajzi, Merve Kavakçi.

“Ne dëshirojmë të ndërtojmë një ekuilibër këtu, e ai është se ne duam të sjellim biznesmenët në Malajzi, ne duam të rrisim investimet tona këtu dhe ne dëshirojmë ta çojmë këtë në nivele të reja duke siguruar ekuilibrin e ndërsjellë”, thotë Kavakçi për Anadolu Agency (AA) në Ankara, ku ajo po merr pjesë në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve.

Ajo shtoi se lidhjet e afërta mes dy shteteve nuk reflektojnë në tërësi në lidhjet ekonomike.

Kavakçı tha se vizita e kryeministri të Malajzisë Mahathir Mohamed në Turqi gjatë muajit të kaluar duhet të shikohet nga ky drejtim.

Ajo tha se një nga instrumentet më të rëndësishme për të arritur ekuilibër në tregtinë dypalëshe është marrëveshja për tregti të lirë, duke shtuar se punohet në përmirësimin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit