Ushtria izraelite sot filloi një stërvitje të papritur ushtarake në zonat e pushtuara siriane të Lartësirave së Golanit.
“Pak kohë më parë, stërvitja ushtarake e shkallës së madhe filloi në zonën e Lartësirave të Golanit”, bëri të ditur ushtria izraelite në një njoftim.
“Përveç kësaj, si pjesë e stërvitjes u aktivizua sistemi për të thirrur rezervistë,” shtohet më tej.
Zëdhënësi ushtarak tha se stërvitja ishte planifikuar paraprakisht si pjesë e kalendarit të trajnimit të këtij viti dhe synon të ruajë aftësinë dhe gatishmërinë e forcave.
Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive siriane të Golanit që nga Lufta e Lindjes së Mesme në vitin 1967.
Stërvitja e së dielës vjen në mes të tensioneve përgjatë kufirit sirian-izraelit me Izraelin duke akuzuar Iranin dhe grupin libanez Hezbollah për ndërtimin e pranisë ushtarake në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Irani dhe Hezbollahu janë aleatë të fortë të regjimit sirian të Bashar al-Asadit, forcat e të cilit kanë luftuar grupet e opozitës në një luftë civile vdekjeprurëse që nga viti 2011.