Në ujërat e Libisë shpëtohen dhjetëra migrantë

Mos i humb

 

Forcat detare të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, kanë shpëtuar 152 migrantë të paligjshëm në ujërat e qyteteve Zuvvara dhe Karapoli.

Në deklaratën me shkrim të Forcave Detare, thuhet se ekipet e sigurisë bregdetare, kanë shpëtuar 152 migrantë të paligjshëm prej të cilëve 3 fëmijë dhe 19 gra. Theksohet se migrantët janë nga vende të ndryshme të Afrikës.

Kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Fayez Sarraj, në deklaratën e tij në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte theksuar se për shkak të migrimit ilegal numri i migrantëve që ndodhen në Libi ka tejkaluar shifrën gjysmë milion.

Sipas burimeve zyrtare lokale dhe ndërkombëtare, në Libi gjenden migrantë nga 24 shtete, ku 95 për qind të këtyre janë afrikanë që mundohen që nëpërmjet Detit Mesdhe të arrijnë Evropë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit