Izraeli kreu sulm ajror në Gaza

Mos i humb

 

Ushtria izraelite ka kryer edhe një sulm mbi rajonin kufitar të Gazës, duke theksuar se të rinjtë palestinezë kanë lëshuar “balona zjarrvënës”.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmi është kryer në veri të Gazës, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë informacione mbi viktima në njerëz apo persona të plagosur.

Megjithatë, nga ushtria izraelite bëhet e ditur se avionët kanë kryer sulm ndaj grupit i cili ka lëshuar “balona zjarrvënës”. Forcat izraelite shpesh kryejnë sulme në Rripin e Gazës me arsyetimin se palestinezët lëshojnë balona me lëndë djegëse.

Palestinezët nga 30 marsi, Dita e Tokës, në kufirin mes Izraelit dhe Gazës organizojnë “Marshin e Kthimit të Madh”. Ushtarët izraelitë, nga ana tjetër, përdorin municion kundër civilëve të cilët “kërkojnë kthimin në territorin prej ku janë dëbuar dhe të heqin rrethimin e Gazës të vendosur në vitin 2006”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit