Izraeli kryen sulme ajrore në Siri

Mos i humb

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj disa pozicioneve të forcave të regjimit dhe pozicioneve ushtarake të Hezbollahut të Libanit në Damask të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme ndaj një pozicioni ushtarak ku kryhej prodhimi i armëve dhe lëndëve shpërthyese, pozicion ky i militantëve të Hezbollahut që ndodhet në rajonin Xhebel Mani në jugperëndim të Damaskut.

Gjithashtu theksohet se avionët izraelitë kanë vendosur në objektiv edhe njësinë 137 të forcave të regjimit të Asadit në të njëjtin rajon.

Ndër të tjera theksohet se nga Lartësirat Golan nën pushtimin e Izraelit janë kryer sulme me raketa ndaj disa rajoneve në pjesën periferike të Damaskut, ku si pasojë nga rajoni është vërejtur tym.

Në mediat e lidhura me regjimin ka patur informacione se disa nga raketat e Izraelit që kanë patur në objektiv pikat ushtarake janë neutralizuar nga forcat e mbrojtjes ajrore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit