Izraeli paralajmëron regjimin sirian

Mos i humb

 

 

Qeveria e Izraelit ka deklaruar se në kufirin siriano-izraelit do të lejojë vetëm angazhimin e forcave të armatosura besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar ushtarakë, gazeta “Haaretz” shkruan se Izraeli përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë ka dërguar një mesazh të qartë se në kufirin e saj verior do të tolerojë vetëm praninë e ushtrisë së Assadit dhe kurrsesi praninë e grupeve aleate të Asadit nga Irani apo Hezbollahun libanez.

Kjo ishte dhe tema kryesore e takimit të fundit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Aisenko dhe homologut të tij amerikan, Joseph Dunford në Washington.

Izraeli pret që regjimi sirian të respektojë marrëveshjen dypalëshe të paqes të vitit 1974 e cila ndalon një prani të madhe ushtarake dhe njësitë e artilerisë në zonën kufitare të demilitarizuar.

Izraeli dhe Siria ndahen në Lartësitë e Golanit që u pushtuan nga forcat izraelite në Luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Paralajmërimet izraelite ndaj Damaskut janë bërë në kulmin e sulmeve të intensifikuara të regjimit në enklavën rebele Dera.

Të paktën 97 civilë u vranë në një operacion të nisur nga forcat e regjimit sirian dy javë më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit