Izraeli pretendon se nuk do të lejojë Iranin të futet në Irak

Mos i humb

Izraeli nuk do të lejojë që Irani të futet në Irak, tha Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Aviv Kochavi të mërkurën.

Duke folur në një konferencë në Herzliya, Kochavi akuzoi forcat iraniane Kuds për futje të armëve në Irak çdo muaj, sipas gazetës “Yedioth Aharonoth”.

“Armët e avancuara po kontrabandohen nga Forcat Kuds në Irak çdo ditë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Iraku po hyn në një luftë civile, ku Forcat Kuds po veprojnë çdo ditë, ku vetë vendi është shndërruar në një zonë të pa kontrolluar”, tha ai.

Vërejtjet e Kochavi nënkuptojnë pranimin e parë të një zyrtari izraelit për kryerjen e sulmeve kundër caqeve iraniane në Irak.

Në korrik dhe gusht, grupi Hashd al-Shaabi fajësoi dronët izraelitë për sulmet që synuan bazat ushtarake të grupit dhe depot e municioneve në Irak.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më parë kishte lënë të kuptohet se Izraeli ishte pas sulmeve ajrore në Irak, duke paralajmëruar se “Irani nuk ka imunitet, askund”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit