Izraeli rihap pikëkalimet kufitare në Gaza

Mos i humb

Mediat lokale raportojnë se Izraeli ka rihapur dy pikëkalimet kufitare me Rripin e Gazës.

Vendimi i Izraelit për të rihapur pikëkalimet Erez (Beit Hanoun) dhe Kerem Shalom vjen një ditë pasi mijëra palestinezë organizuan protesta masive përgjatë “tampon zonës” mes Gazës dhe Izraelit në njëvjetorin e protestave kundër pushtimit dhe 43-vjetorin e “Ditës së Tokës Palestineze”, që përkujton vrasjen e gjashtë personave nga forcat izraelite në vitin 1976.

Izraeli ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare gjatë javës së kaluar, pas sulmeve me raketa nga territori palestinez.

Mediat izraelite thonë se rihapja e pikëkalimeve kufitare është pjesë e përpjekjeve të Egjiptit për të arritur marrëveshje paqësore mes Izraelit dhe fraksionet nga Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën katër palestinezë u martirizuan dhe disa të tjerë u lënduan nga ushtria izraelite gjatë protestave të së shtunës.

Rreth 270 protestues palestinezë janë martirizuar nga të shtënat e ushtrisë izraelite që nga marsi i vitit të kaluar kur palestinezët filluan që të organizojnë protesta të rregullta përgjatë zonës mes Gazës dhe Izraelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit