Nga sulmi terrorist në Siri bie dëshmor një ushtar turk

Mos i humb

Një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një sulm terrorist në veri të Sirisë.

Siç bën të ditur Ministria turke e Mbrojtjes, ushtari ra dëshmor në një sulm me mortaja të kryer nga terroristët në zonën ku Turqia më herët kreu operacionin “Dega e Ullirit” për të çliruar qytetin e Afrinit nga prania e terroristëve të YPG/PKK-së dhe DEASH-it.

Në bazë të të drejtës për vetëmbrojtje, forcat turke u kundërpërgjigjën duke granatuar sulmuesit.

“Dërgojmë ngushëllimet tona për familjen e dëshmorit të Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë”, thuhet në kumtesë në të cilën luten për shërim të shpejtë për ushtarin e plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit