Izraeli sulm ajror ndaj Gazës

Mos i humb

 

Ushtria e Izraelit në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ka kryer sulm ajror ndaj veriut të kufirit të Gazës nën rrethim.

Në një deklaratë nga zyra për shtyp e ushtrisë së Izraelit, thuhet se një mjet ajror i Izraelit dje ka goditur një pikë të vëzhgimit të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin Kassam.

Pika e goditur e vëzhgimit ndodhet në një rajon të afërm me vendin ku lëshohen “balonat e zjarrit”, të cilat dërgohen në pjesën e Izraelit të kufirit të Gazës.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pala palestineze në lidhje me sulmin.

Një avion pa pilot izraelit dje pas drekës kishte bërë gjuajtje paralajmëruese në rajonin në afërsi të kufirit të Gazës, ku pretendohet se po prodhohen “balonat e zjarrit.”

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin e të dëbuarve në tokat e tyre dhe heqjen e bllokadës së jashtëligjshme të vendosur ndaj Gazës që nga viti 2006”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit