Marrëveshja Athinë – Shkup mbi emrin e ri, firmat hidhen në dielën në Prespë

Mos i humb

 

Greqia dhe Maqedonia do ta nënshkruajnë të dielën marrëveshjen për të ndryshuar emrin e ish-republikës jugosllave, njoftoi qeveria greke të premten.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve në rajonin e Prespës, që kufizohet me Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev ranë dakord se emri i ri zyrtar i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

Por ajo po përballet me opozita të forta në dy vendet, politike e civile.

Presidenti maqedonas tha se do ta bllokojë atë, ndërsa në Greqi opozita kërkoi një votëbesim ndaj kryeministrit Tcipras.

Marrëveshja për emrin e ri duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet, dhe në Maqedoni ajo do kalojë në referendum. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit