Izraeli sulm ajror në Siri

Mos i humb

Izraeli njofton se në një sulm ajror në anën e Sirisë, kundër një grup të organizatës terroriste DEASH, janë vrarë 7 terroristë.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se mbrëmë në Lartësirat Golan nën pushtim, me avionë luftarakë është goditur një grup i armatosur i DEASH-it, të cilët janë afruar deri në 200 metra në kufirin e Izraelit nga Siria. Në njoftim thuhet se si pasojë të sulmit kanë humbur jetën 7 persona.

“Ushtria e Izraelit është në gjendje alarmante dhe është e përgatitur për çdo lloj të skenës. Ushtria do të vazhdojë të punojë për ofrimin e sigurisë së qytetarëve të Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Parashikohet se personat e vrarë në sulmin ajror kanë shkuar në kufirin e Izraelit duke ikur nga sulmet e kryera nga regjimi i Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit