Ja çfarë do gatuajmë sot

Mos i humb

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 qepë (e prerë imët)
2 copë gjoks pule (pa kocka)
çerek filxhani pastë domateje
1 lugë gjelle spec i kuq (jo djegës)
gjysmë luge gjelle fara kumini
1 lugë gjelle spec (jo pikant)
pak piper të zi
2 copë spec të kuq (të ëmbël, të pjekur)
2 filxhanë domate të konservuara
1 filxhan spec të gjelbër (të prerë)
një e gjysmë filxhan ujë
1 filxhan oriz kaf
1 grusht ullinj

Përgatitja:

Nxehni pak vaj në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.

Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë imët dhe kavardiseni për 5 deri në 8 minuta, derisa qepa të marrë ngjyrë të artë.

Shtoni mishin e pulës dhe kavardiseni derisa të marrë ngjyrën e kaftë, për gati 3 minuta.

Më pas hidhni purenë e domateve, kuminin, piperin, piperin e kuq, piperin e gjelbër dhe domatet.

Gatuajini për 3 minuta të gjitha bashkë, shtoni ujin dhe lëreni derisa ai të arrijë pikën e vlimit, pas kësaj hidhni orizin dhe lëreni të ziejë për 22 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni ullinjtë në rrathë të vegjël dhe hidhini brenda.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit