Policia arrestoi 8 persona gjatë ditës se sotme.
“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.”, thuhet në reagimin e VV-së.
Kjo parti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur edhe emrat e aktivistëve të arrestuar.
“Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi, Arta Berisha”./Kosova Post/