Ja çfarë thotë Gjuriç pasi nuk u lejua të hyjë në Kosovë!

Mos i humb

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriç këtë pasdite nuk u lejua të hyjë në Kosovë.

Këtë masë ndalimi, Gjuriç e quajti skandaloze për Prishtinën, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, vizita e Gjuriçit ishte planifikuar në mënyrë të rregullt, mirëpo rreth orës 15:00 ai është kthyer në kufi nga autoritetet kosovare.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare  të lirisë së lëvizjes”, ka thënë Gjuriç, pasi i është ndaluar hyrja.

Pas kthimit të tij në Beograd ai ka paralajmëruar se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të parë lëvizjet e mëtejshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit