Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur përsëri për aksionin e arrestimit të tij në Mitrovicën e Veriut.
I pyetur për mënyrat e mundshme të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Gjuriq deklaroi se ai personalisht nuk beson se autoritetet e Prishtinës do ta formojnë vullnetarisht atë..
“Nuk mendoj që shqiptarët e Kosovës do ta formojnë Asociacionin me vullnetin e tyre, e veçanërisht ashtu siç është nënvizuar nga marrëveshjet paraprake të Brukselit. Në anën tjetër Serbët nuk janë të interesuar që të formojnë një Asociacion që do të shkelte interesat e tyre. Serbët janë pro një marrëveshje në pajtim të plotë me marrëveshjet e arritura parprakisht”, ka thënë Gjuriq.
Madje, Gjuriq ka theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, me formimin e Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të vendosin vet se kush udhëheqë me institucionet e zbatimit të ligjit, shkruan lajmi.net. “Ne kemi nevojë për këtë lloj Asociacioni në vend të atij që ka shpikur Prishtina”, përfundon Gjuriq.