Ja sa përqind do të rritet çmimi i energjisë nga Termocentrali Kosova e Re!

Mos i humb

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë për projektin e Termocentralit Kosova e Re. Një diskutim i ngjashëm, sikur ky i së enjtes, për energjinë elektrike mund të ndodhë shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës. Jo për pagesën e energjisë për veriun por faturat e shtrenjta të energjisë që do të duhet ti paguajnë qytetarët me ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Një megavat rrymë e prodhuar nga Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht shitet me 28 euro. E njëjta sasi e energjisë, e prodhuar nga “Kosova e Re” do të kushtojë deri në 80 euro.

Çdo orë termocentrali i ri në pronësi të kompanisë amerikane “Contour Global” do të prodhoi nga 450 megavat energji elektrike të cilën është e obliguar ta blejë Qeveria e Kosovës për 20 vite.

Një kalkulim i thjeshtë tregon se kjo do t’i kushtoi qytetarëve më të varfër në Evropë hiq më pakë se 6.2 miliardë euro, apo rreth 4 miliardë euro më shumë se që kushton energjia e prodhuar nga KEK.

Kjo sipas njohësve të ekonomisë mund t’i rris deri në 81 për qind tarifat e energjisë elektrike, në skenarin e supozuar të zbatimit të marrëveshjes pikë për pikë në obligimet që ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj investitorit.

Gazeta Fjala dhe Infokusi, në janar të këtij viti, kanë kalkuluar çmimin e shitjes së energjisë elektrike nga KEK dhe çmimin që i është garantuar kompanisë amerikane.

Diferenca është rreth 4 miliardë euro nëse merret për bazë kapaciteti maksimal prej 450 Megavat orë energji, me të cilin do të prodhoi “Kosova e Re”.

KEK për 450 mgëh i merr 9 milionë euro në muaj nga KEDS, të cilit është i obliguar t’ia shesë energjinë elektrike me çmimin minimal, shkruan Gazeta Fokus.

Ndërsa sasia e njëjtë e energjisë që do ta prodhoj Kosova e Re do të kushtoi 25.9 milionë euro në muaj.

Kjo pasi çmimi i energjisë elektrike i KEK është 28 euro megavati ndërsa kompanisë “Contour Global” i është garantuar çmimi prej 80 euro për megavat.

Diferenca mujore del të jetë 16.9 milionë euro, ndërsa për vit shuma është marramendëse.

Me të njëjtën formë nëse krahasohet prodhimi vjetor i të njëjtës sasi të energjisë së prodhuar, KEK do të fitoi 108 milionë euro nga shitja, ndërsa Contour  311.4 milionë euro në vit.

Për njëzet vitet e ardhshme energjia e prodhuar nga KEK, në këtë sasi do të kushtoi 2.160 miliard euro për dallim nga Kosova e Re, energjinë e së cilës domosdo duhet ta blejë Qeveria e Kosovës me çmim prej 6.22 miliardë euro, shkruan Gazeta Fokus.

Rryma do të shtrenjtohet deri në 81 për qind

Hekuran Murati, njohës i ekonomisë, në një analizë të botuar në Express, ka shpjeguar në detaje rreziqet që i kanosen Kosovës nga kontrata për Termocentralin Kosova e Re.

Sipas tij, ministri Lluka I është referuar çmimit prej 80 euro/MËh si çmim tavan, “kjo gjë fatkeqësisht nuk është e saktë”.

“Në fakt, nëse Contour Global arrin të prodhojë energji elektrike më shumë sesa sasia e pritur, atëherë për çdo MËh shtesë të prodhuar, kompania merr bonus prej 20% mbi çmimin e synuar (Schedule 1, paragrafi 2.3.1.) – dhe kësisoj çmimi shumë lehtë arrin në 96 euro/MËh.

Bazuar në shifrat më lartë, kostoja vjetore për konsumatorët e energjisë elektrike vetëm nga ky termocentral do të jetë së paku 240 milionë euro nëse ai operon me 75% kapacitet (rreth 3 GËh), e mund të arrijë deri në 340 milionë euro nëse operon me kapacitet të plotë (rreth 4 GËh, nga të cilat 1 GËh llogaritet me bonus prej 20%). Me fjalë tjera, për periudhën prej 20 vitesh populli kosovar do të paguajë 5-7 miliardë euro për këtë marrëveshje”, ka shkruar Murati.

Ai shpjegon se nëse këto shifra përkthehen në tarifat e konsumatorëve, pra shuma prej 240-30 milionë euro i shtohet faturimit ekzistues (me përjashtim të “TC Kosova A”), atëherë mund të flasim për një rritje prej 46%-81% nga niveli aktual i tarifave, varësisht prej kompozimit të burimeve nga “TC Kosova B” dhe “TC Kosova e Re”.

Sipas marrëveshjes, Murati tregon se  Qeveria e Republikës së Kosovës detyrohet që të themelojë një kompani publike, Neë Kosovo Electricity Company” (NKEC), e cila do të shërbejë si ndërmjetësues ndërmjet Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut energjetik në Kosovë.

“Me fjalë tjera, NKEC do të ketë për detyrë të blejë tërë kapacitetin prodhues të termocentralit të ri, pati apo s’pati nevojë tregu i Kosovës. Atë energji pastaj NKEC do të kthehet e t’ia shesë KEDS-it apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja, dhe kështu shteti e merr përsipër humbjen, ndërsa Contour Global-i e ka të siguruar fitimin”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit