Ja si i kundërpërgjigjet Haradinaj ambasadorit Kiçmari i cili e quan të paditur!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ndryshon mendimin se ambasadorët e Kosovës nuk punojnë për vendin e tyre dhe nuk përmbushin misionin që kanë, pavarësisht se ambasadori Sabri Kiçmari, kryeministrin e quan arrogant e të paditur.

I pyetur nga Kosova Post se a ndihet i fyer nga deklarata e ambasadorit Sabri Kiçimari, kryeministri i vendit ka thënë se nuk e ka lexuar çfarë ka shkruar Kiçmari, por thotë se qëndron prapa deklarimeve të djeshme.

“Nuk e kam pa deklarimin, por kjo nuk ndryshon në atë çka kam thënë. Ka plotë njerëz që kanë marrë përgjegjësi e që nuk i kanë kryer punët në këtë vend, por do ta shqyrtoj këtë. Nuk kam informata më shumë por edi që e kanë marrë punën në emër të vendit dhe nuk e bëjnë mjaftueshëm”, tha kryeministri Haradinaj.

I pyetur nëse njëri ndër ambasadorët që nuk e ka kryer punën me përgjegjësi është edhe ambasadori Kiçmari, Haradinaj nuk beson se ai është në këtë format.

“ Nuk kam shumë informata për këtë, por nuk besoj se nuk ka punuar”, u shpreh Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit