Pacolli nga Brukseli: Ndarja dhe shkembimi, propagandë e kundërshtarëve të Kosovës

Mos i humb

Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës.

Pacolli ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternative, dhe se synim u Kosovës është njohja reciproke dhe rruga integruese drejt Bashkimit Europian.

“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandē e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, para pak minutash ka përfunduar takimi ndaras i Presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit