James Webb, teleskopi më i madh i dërguar në hapësirë gati për mbikëqyrje

Mos i humb

Teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë është montuar dhe gati për mbikëqyrje.

Reflektori i artë, që është dhe pjesa qendrore e teleskopit “James Webb”, mori të shtunën formën e tij të plotë prej kupole, të gjerë 6.5 metra.

Objekti do të kthehet në një mjet transformues për studimin e të gjitha pjesëve të kozmosit.
“Do të na duhen rreth 6 muaj për të marrë pamjet e para. Por kur t’i marrim, horizonti nuk do të ketë më limite. Ne do të kemi të gjitha njohuritë mbi atë se kush jemi, çfarë jemi, nga vijmë dhe nëse ka të tjerë si ne”, u shpreh Bill Nelson.

Shkencëtarët synojnë ta përdorin mjetin 10 miliardë dollarësh për të kapur ngjarjet që ndodhën qindra miliona vjet pas shpërthimit të universit.

Ata do ta shfrytëzojnë teleskopin edhe si një “sy të madh” për të gjetur planetë të rinj dhe për të verifikuar nëse janë të banueshëm.

Teleskopi Hapësinor James Webb është zhvilluar nga NASA me kontribute nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit