Një helikopter shpëtimi u rrëzua në malet e Japonisë lindore, ku si pasojë humbën jetën të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord, njoftuan sot mediat lokale.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, helikopteri u rrëzua në kufirin midis prefekturave Gunma dhe Nagano teksa ishte duke kontrolluar gjurmë malore për alpinistët.
Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, megjithëse dëshmitarët okularë theksuan se motori ka bërë tinguj të çuditshëm dhe po fluturonte në një lartësi të ulët.