Japoni, konfirmohet COVID-19 tek ekuipazhi i anijes italiane

Mos i humb

Tek ekuipazhi i anijes italiane të udhëtimeve “Costa Atlantica“, që gjendet në portin japonez Nagasaki, është konfirmuar infektimi me koronavirusin e ri(COVID-19).

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, bëhet fjalë për një anije që për shkak të mirëmbajtjes në fund të janarit është ankoruar në portin e Nagasakit.

Nga autoritetet e Nagasakit bëhet e ditur se në anije nuk ka pasur pasagjerë, porse dje tek një nga anëtarët e ekuipazhit është konfirmuar infektimi me koronavirus.

Njoftohet se, pas zbulimit të infektimit, janë testuar 53 anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve 33 kanë qenë pozitiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit