Japoni, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga tajfuni Faxai

Mos i humb

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e tajfunit Faxai që ka goditur kryeqytetin japonez Tokio.

Zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga tha para gazetarëve se një grua në të pesëdhjetat ka humbur jetën si pasojë e tajfunit i cili ka kaluar përmes rajonit periferik verior të kryeqytetit, Chiba, për të avancuar në drejtim të qendrës së qytetit.

Suga tha se tajfuni ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të rrymës elektrike në rajon, duke ndikuar po ashtu në trafikun rrugor në orët e vrullshme të mëngjesit dhe duke shkaktuar pezullimin e udhëtimeve të trenave dhe avionëve.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, zyrtarët kanë njoftuar se të paktën 40 persona janë lënduar në Chiba, Tateyama, Kanagawa, Ibaraki dhe Shizuoka.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se shpejtësia e tajfunit Faxai ka arritur deri në 143 kilometra në orë.

Ndryshe, pesë persona humbën jetën dhe tre u lënduan gjatë fundjavës në Gadishullin Korean si pasojë e tajfunit Lingling.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit