Japoni, robotët drejtojnë qytetarët si të marrin shërbime komunale!

Mos i humb

Pushteti lokal në Ogaki të Japoninë qendrore, ka ndërmarrë një eksperiment me robotë të cilët shërbejnë për të ndihmuar banorët lidhur me asistencën qeveritare.

Autoritetet në Ogaki në Prefekturën Gifu prezantuan robotët të cilët mund të udhëzojnë në mënyrë të pavarur njerëzit duke u dhënë informacionin e nevojshëm, ose, t’u mësojnë atyre se si të plotësojnë formularët gjatë aplikimeve për asistencë qeveritare.

Siç shkruan e përditshmja “Japan Times”, në dispozicion të banorëve janë pesë lloje të ndryshme robotësh.

Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, qyteti Ogaki do të ketë qeverinë e parë lokale në Japoni që do të vë në përdorim robotët për të ulur varësinë nga njerëzit.

Me një popullsi në plakje, Japonia gjithnjë e më shumë po kërkon robotë për të zëvendësuar njerëzit si fuqi punëtore.

Nga këto arsye, autoritetet po mendojnë mënyra të ndryshme që deri në vitin 2020 të integrojnë robotët në shërbimet e tyre, atëherë kur do të hapet një zyrë e re qeveritare, ndërkohë që intensivisht po punohet edhe në zhvillimin e një “salle elektronike të qytetit” që përdor robotët dhe inteligjencën artificiale.

“Dëshiroj të vë në përdorim robotët për të rritur nivelin e shërbimeve tona për banorët tanë, si dhe ta bëjmë zyrën tonë komunale një vend ku mund të argëtohemi”, tha kryebashkiaku i Ogaki, Bin Ogawa, i cili u udhëzua nga një robot në një sportel informacioni, i cili më pastaj e shoqëroi te ashensori.

Robotët u shpjegojnë njerëzve se si të aplikojnë për certifikatat e lëshuara nga autoritetet, por u shpjegojnë edhe mënyrën se si të plotësojnë formularin e duhur.

Disa robotë do të angazhohen me fëmijët, të cilëve mund edhe t’ju lexojnë libra.

Me një zhvillim të jashtëzakonshëm të teknologjisë, Japonia ka më shumë patenta në sferën e inteligjencës artificiale se çdo vend tjetër në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit