Rritet numri i refugjatëve etiopianë në Sudan

Mos i humb

Numri i refugjatëve që kanë mbërritur në Sudan nga Etiopia ka arritur në 1.500, njoftoi të enjten kanali satelitor Al-Shuruq me qendër në Khartoum.

Kanali tha se refugjatët etiopianë po përballen me kushte të vështira humanitare, pas vendimit të tyre për të ikur nga rajoni i Amhara që kufizohet me Sudanin.

Rajoni është bërë skenë e përleshjeve të dhunshme midis grupeve etnike Amhara dhe Tigray që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të premten e kaluar, një shtetas sudanez u vra gjatë përleshjeve. Kohët e fundit, 370 etiopianë u arratisën në Sudan për shkak të konfliktit.

Policia dhe ushtria sudaneze po përpiqen të mbyllin kufirin për të parandaluar përplasjet në Sudan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit