Japoni, rrëzohet helikopteri me dy anëtarë të ekuipazhit

Mos i humb

Një helikopter me dy anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në një zonë banimi në jugperëndim të Japonisë.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo lajmëron se helikopteri është rrëzuar mbi çatinë e një shtëpie afër kopshtit të fëmijëve në qytetin Kanzaki, ndërsa nuk saktësohet nëse ka të pësuar.

Ekipet që dolën në vendin e ngjarjes deklaruan se pas rrëzimit të helikopterit shtëpinë e përfshiu zjarri, ndërsa në të nuk kishte njerëz.

Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, deklaroi se janë duke hetuar nëse në ngjarje ka të vdekur ose të lënduar. Onodera tha se ekuipazhi ka pasur probleme të caktuara me rastin e fluturimit për të cilat lajmëruan kullën e kontrollit dhe tentuan të zbresin helikopterin. Ai tha se më pas erdhi ndërprerja e komunikacionit mes kullës dhe mjetit fluturues.

Hetimi është në vazhdim, ndërsa kryeministri japonez, Shinzo Abe, urdhëroi dërgimin e 12 helikopterëve në vendin e ngjarjes për të kryer kontroll të sigurisë./Rtv

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit