Kryeministri i Malit të Zi nesër për vizitë në Kosovë

Mos i humb

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Sipas agjendës së dërguar nga zyra për informim e kryeministrit, Markoviq arrin në orën 08:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Markoviq do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit ku do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa pas takimit, do të mbajnë një konferencë për media. Pas takimit me Haradinajn, kryeministri malazez do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri malazez këtë vizitë do ta zhvillojë në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit