Japonia e shqetësuar për situatën “gjithnjë e më të rëndë” të sigurisë

Mos i humb

Japonia sot ka shprehur shqetësime për atë që e quajti një situatë “gjithnjë e më të rëndë” të sigurisë që rrethon vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi, e informoi sot Sekretarin amerikan të Marinës, Carlos Del Toro, lidhur me rrethimin e Japonisë nga të paktën 10 anije ruse dhe kineze në ditët e fundit.

Në një deklaratë, Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se 5 anije të marinës ruse lundruan në Detin e Japonisë pasi lundruan rreth brigjeve të vendit, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.

Të njëjtat anije ruse më parë kishin “formuar një flotilje” me 5 anije kineze që kishin lundruar në pjesën më të madhe të arkipelagut japonez, shtoi ministria. Të dy marinat u ndanë të shtunën.

“Situata e sigurisë që rrethon Japoninë po bëhet gjithnjë e më e keqe”, tha Kishi.

Gjatë takimit, ministri foli edhe për testimin e fundit të një rakete balistike të lëshuar nga nëndetëset e Koresë së Veriut.

Anijet hynë në det përmes ngushticës Tsushima në Japoninë jugperëndimore.

“Dhjetë anijet ruse dhe kineze besohet se përfshinin mjete lundruese që morën pjesë në një stërvitje të përbashkët të zhvilluar nga të dy vendet në Detin e Japonisë në mes të tetorit”, tha ministria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit