Japonia “mbështet” vendimin e Trumpit për anulimin e takimit me Kim Jong-un

Mos i humb

 

 

Japonia e pret me mirëkuptim njoftimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump me një letër drejtuar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se nuk do të marrë pjesë në Samitin i cili planifikohej të mbahej mes dy liderëve më 12 qershor në Singapor.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka thënë se Japonia “mbështet” vendimin e presidentit të SHBA-ve Trump për anulimin e takimit me liderin e Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze dhe kryesekretari i kabinitetit, Yoshihide Suga tha se samiti do të jetë i dobishëm vetëm në qoftë se arrihet përparim në çështjet si largimi i Koresë së Veriut nga programi bërthamor dhe i raketave si dhe për çështjen e shtetasve japonezë të rrëmbyer në Veri.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono tha se “e kuptojnë” vendimin e Trumpit. “Është i pakuptueshëm mbajtja e një samiti të tillë nëse nuk do të arrihet ndonjë përparim”.

Kono tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Washingtonin për pastrimin e Veriut nga armët bërthamore dhe për çështjen e shtetasve të rrëmbyer japonezë.

Presidenti amerikan Trump e anuloi planin e tij për të takuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për bisedime rreth denuklearizimit në Singapor më 12 qershor, duke përmendur si arsyetim “zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur” të liderit verikorean.

Pas nisjes së stërvitjes së përbashkët ushtarake të SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut javën e kaluar, Kim Jong-un kërcënoi Trumpin me mospjesëmarrje në samitin në Singapor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit