Javën e ardhshme në Kanada mbahet takimi për Korenë e Veriut

Mos i humb

Në qytetin kanadez Vankuver më 16 janar do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të cilët do të diskutojnë për Korenë e Veriut.

Nikoqirët e takimit do të jenë Ministrat e Jashtëm të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pritet që në takim të marrin pjesë delegacionet e Australisë, Belgjikës, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Greqisë, Indisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Filipineve, Koresë së Jugut, Suedisë, Tajlandës, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kanadaja ka shprehur shqetësim të thellë rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe raketva balistike, të cilat përbëjnë një kërcënim real dhe në rritje për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Besojmë se është e mundur dhe e nevojshme një zgjidhje diplomatike me marrëveshje. Disa herë kemi përsëritur mbështetjen tonë për paqen dhe qasjen diplomatike të Koresë së Veriut. Kanadaja do të vazhdojë të punojë me aleatët dhe partnerët rajonalë për të arritur qëllimin e përbashkët, një gadishull të sigurtë dhe të qëndrueshëm korean”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, Kina dhe Rusia nuk do të marrin pjesë në takim.

Mediat kanadeze raportojnë se Kina dhe Rusia nuk janë thirrur në takim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang beson se takimi do të shkaktojë më shumë dëm sesa të mira dhe se do të krijojë ndarje brenda bashkësisë ndërkombëtare, njofton “National Post”.

Disa media raportojnë se Kanadaja ka dashur të ftojë Kinën dhe Rusinë, por se SHBA e ka kundërshtuar. Po ashtu, paraqiten pretendime se Kina dhe Rusia kanë refuzuar ftesën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit