“Bashkëpunimi i SHBA-ve me PYD/YPG-në është lojë me zjarrin”

Mos i humb

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me organizatën terroriste PKK/PYD/YPG në Siri në luftën kundër organizatës terroriste DEASH është lojë me zjarrin.

“Bashkëpunimi i SHBA-ve me krahun e organizatës terroriste PKK në Siri, PYD/ YPG, për luftën kundër organizatës terroriste DEASH, në vend se të bashkpunojnë me Turqinë, mbështetja e ofruar me mijëra maunë me armë, si dhe tani themelimi i të ashtuquajturës ushtri kundër terrorizmit nën petkun e ‘Forcave të Sigurisë Kufitare të Sirisë’ është lojë me zjarrin”, është shprehur Bozdağ në rrjetin social Twitter.

“Mbështetjet e ofruara deri më tani nga SHBA-të për PYD/YPG-në, krahun e organizatës terroriste PKK në Siri, me arsyetim të luftës kundër organizatës terroriste DEASH si dhe hapat të cilat i ka shpalosur se do t’i ndërmarrë tutje, nuk i përshtaten as miqësisë, as aleancës, as partneritetit model e as partneritetit strategjik”, ka shtuar Bozdağ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit