Javën e kaluar në Turqi u neutralizuan 17 terroristë

Mos i humb

Në operacionet antiterroriste të kryera gjatë shtatë ditëve të fundit në Turqi janë neutralizuar 17 terroriste, prej tyre 11 janë arrestuar, ndërsa gjashtë janë dorëzuar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se prej 1 deri më 8 janar janë kryer 729 operacione. Gjatë tyre janë arrestuar 112 persona për të cilët dyshohet se lidhen me organizatën terroriste PKK, 46 për shkak të lidhjes me DEASH-in, 467 në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO dhe 18 gjatë luftës kundër organizatave terroriste majtiste.

Gjatë aksioneve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Turqisë të kryera në Erzincan, Batman, Diyarbakir, Mardin, Tunceli, Mus, Igdir, Bitlis dhe Bingol janë shkatërruar 32 strehimore, vende të fshehura dhe shpella, si dhe nëntë eksplozivë të punimit në shtëpi dhe bomba.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar edhe 864 kilogramë materie që përdoret gjatë ndërtimit të eksplozivëve, tetë bomba dore, armë dhe municioen.

Kundër mafive të drogës në 77 qytete turke janë kryer 1.757 aksione në të cilat janë konfiskuar më shumë se tre tonë marihuanë, 516 kilogramë heroinë, një kilogram kokainë dhe sasi të madhe të drogave të tjera. Janë arrestuar 2.344 persona.

Në kuadër të luftës kundër migracionit ilegal janë ndaluar 1.007 persona, prej tyre 422 në det, ndërsa janë arrestuar 101 persona për shkak të dyshimit se ka organizuar kalimin ilegal të kufijve të Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit