Jemen, rebelët Huthi pësojnë humbje të mëdha në Taiz

Mos i humb

Ushtria e Jemenit sot konfirmoi rimarrjen e disa pozicioneve ushtarake të rebelëve Huthi në provincën jugperëndimore Taiz të Jemenit.

“Brigada e 17-të e këmbësorisë së ushtrisë arriti të çlirojë rajonet Dar Qasim, Esilah dhe Nuba, së bashku me pjesë të mëdha të fshatit Al-Haxheri në zonën Al-Abadal në rrethin e Taiz në pjesën perëndimore të Maqbanah-së”, tha një burim për portalin SeptemberNet i cili është i afërt me ushtrinë.

Sipas burimit, rebelët Huthi pësuan humbje të rënda në njerëz dhe materiale në luftimet e ashpra që u zhvilluan të shtunën.

Jemeni është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të rëndësishme të vendit, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, vepron nga qyteti port i Adenit.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan në mars 2015, kur Arabia Saudite me aleatët e saj filluan fushatën ajrore mbi pozicionet rebele.

Dhuna ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë furnizimin me ujë dhe atë të kanalizimit, e cila çoi OKB-në të përshkruajë situatën në Jemen si një nga katastrofat më të rënda humanitare të kohës moderne./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit