Sulm vetëvrasës në Afganistan, të paktën 10 në vdekur

Mos i humb

Të paktën 10 persona u vranë në një sulm vetëvrasës me bombë që ndodhi sot në qytetin lindor të Afganistanit, Xhalalabad.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Provincës Nangarhar, Attaullah Khogyani tha se sulmi ndodhi jo shumë larg kompleksit të qeverisë në qendër të qytetit.

Edhe ditën e djeshme Xhalalabadi ishte në qendër të një sulmi të ngjashëm ku u vranë të paktën 36 persona.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet që ndodhën gjatë Bajramit.

Duke pasur parasysh se forcat afgane dhe militantët e lëvizjes talebane u dakorduan për një armëpushim për festën e Bajramit, pas sulmit sipas të gjitha gjasave qëndron organizata terroriste DEASH.

Afganistani është kthyer në një skenë shumëvjeçare të një krize të thellë të sigurisë që pasqyron një luftë të vazhdueshme kundër ekstremistëve të lëvizjes talebane militante dhe organizatës terroriste DEASH, e cila ka intensifikuar aktivitetet e saj në Afganistan pas fiaskos në Irak dhe Siri./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit