“Jemi me ty Kosovë e dashur”/ Balla reagon pas ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociliste Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm.

“Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminelë, të cilët meritojnë një ndërshkim ekstrem”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Jemi pa fjalë e shumë të prekur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminetë, të cilët meritojnë një ndërshkim ekstrem.

Jemi me ty Kosovë e dashur në këtë moment të dhimbshëm, në prag të festës së flamurit kuq e zi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit