SHBA i bashkohet BE-së/ Ndalon udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe 7 vende të Afrikës Jugore

Mos i humb

SHBA ka vendosur të kufizojë udhëtimin nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera të Afrikës Jugore në përpjekje për të frenuar variantin e ri të koronavirusit që po përhapet me ritme të shpejta atje.

Nga e hëna, vetëm qytetarët dhe banorët amerikanë do të lejohen të udhëtojnë nga rajoni.

Kjo pason një ndalim të ngjashëm fluturimi të vendosur nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar. Kanadaja gjithashtu ka planifikuar kufizime të udhëtimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më herët deklaroi variantin e ri si “shqetësues”, duke e quajtur atë Omicron.

Zyrtarët amerikanë thanë se fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esëatini, Mozambiku dhe Malavi do të bllokohen, duke pasqyruar lëvizjet e mëparshme të ndërmarra nga BE. Ndalimi do të hyjë në fuqi të hënën.

Në një deklaratë, Presidenti Joe Biden e quajti masën një “masë paraprake” të marrë derisa të dihet më shumë rreth variantit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit