Jemi në 10-të ditët e magfirletit (faljes së mëkateve)

Mos i humb

Në kohën e Musait a.s. ndodhi një thatësirë e jashtëzakonshme, bimët u thanë dhe kafshët filluan të ngordhin prej etjes së madhe. Atëherë, panë-ç’panë, njerëzit shkuan te Musai a.s. dhe i thanë: “O Musa, lute Zotin të bjerë shi, pasi të mbjellat na u thanë dhe bagëtia është duke ngordhur”.

Musai a.s. e mblodhi popullin e tij dhe filluan ta lusnin Zotin. Mirëpo, pas gjithë atyre lutjeve, shiu përsëri nuk po binte, Musai iu drejtua përsëri Zotit dhe i tha:
“O Zot, pse nuk po lëshon shi pasi të gjithë ne po të lutemi”?
Zoti ia ktheu:
“O Musa, nuk do të bjerë shi pasi në mesin tuaj është një person i cili 40 vite që është ushqyer e jeton me rriskun dhe mirësitë e Mija dhe ka bërë gjynahe pa ju skuqur fytyra fare. Nuk do ta lëshoj shiun derisa ai person të dalë nga mesi juaj”.
Atëherë Musai a.s. mblodhi popullin e tij dhe i tha:
“Nuk do të bjerë shi përderisa nuk largohet nga mesi ynë një person që i ka bërë gjynahe Zotit 40 vite pa iu skuqur fytyra asnjëherë”.
Personi që i kishte bërë gjynahe Zotit 40 vite shikon njëherë në të djathtë dhe njëherë në të majtë se mos është fjala për dikënd tjetër, mirëpo kur pa që nuk po del askush, e kuptoi se ishte fjala për të… Në ato çaste të vështira fillon të thotë në vete:
“O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëruar dhe nëse nuk dal, do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për gjithë ato vite që i kam kaluar në gjynahe, më fal dhe m’i mbulo të metat, o Zot”.
Në ato çaste filloi të bjerë shi.
Musai i habitur e pyeti Zotin:
“O Zot, si ka mundësi të lëshosh shiun në një kohë kur personi në fjalë nuk u paraqit”?
“O Musa” – i tha All-llahu – “robi im që veproi gjynahe për 40 vite u pendua me sinqeritetin më të madh, prandaj unë ia pranova pendimin dhe ia fala mëkatet, prandaj e lëshova shiun”.
Musai iu lut Zotit:
“O Zot, të lutem më trego kush është ai njeri”!
Zoti i tha:
“O Musa, ka 40 vite që më bën gjynahe dhe unë ia kam mbuluar e tani që u pendua dhe i la gjynahet, unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve”?!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit