“Jep dorëheqjen”, Manastirliu-Berishës: Po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde, ngazëllesh nga vdekja

Mos i humb

Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka keqmenaxhuar situatën e pandemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur duke e quajtur hipokrit.

“Çfarë hipokrizie po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde. Kur flet ti që në 8 vite të qeverisjes tënde s’bëre një qendër shëndetësore, një ambulancë nuk bleve.

Para se të vish këtu të flasësh për shëndetësinë dhe vdekjen se vetëm ty mund të të ngazëllejë vdekja, se ti je me damkën e non gratës, e kur të vish këtu të flasësh për njerëz që po bëjnë ato që s’bëre ti, po të s’kishe bërë ndonjë gjë s’do ishim duke bërë ato që s’bëre ti dhe më shumë….

A ka hipokrizi më të madhe se të gëzosh për vdekjen. S’të bën përshtypje ty vdekjet e Gërdecit.

Ti je hipokrit s’të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe se si u menaxhua pandemia.

Më shumë vlerë se fjala janë faktet, ty të vrasin faktet dhe e vërteta”, u përgjigj Manastirliu.

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen për vdekjet nga pandemia.Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima.

Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani.

Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Fjalorin e kam unë mos kij merak, por …!

Po si ka mundësi mo që keni vendosur policinë më të egër. Ku i gjeni këto rregulla ju? I gjeni në labirinthet psiqike të një njeriu, që ka kaluar çdo fazë normaliteti.

Si ka mundësi që silleni në këtë mënyrë? Çfarë ju duken juve zgjedhësit tuaj, pse nuk flisni për ta. Kapardiseni me luks, me Swarovski, si të jeni në sallat e modës.

Ndaj dhe njëherë për qytetarët thirrja ime është kjo, nëse këta nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie“, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit