“Jepte para me fajde”, cilat janë 3 pistat e hetimit për vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikajt

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur fundjavën që lamë pas në Tiranë, ku u vra Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari me origjinë nga Berati.

Në pyetje janë marrë disa person, të afërm por edhe e dashura e Sadikajt me të cilën jetonte me qira në Sauk.

Dyshimet kryesore janë se, Sadikaj i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij.

Sadikaj ka qenë në Tepelenë dy ditë më parë ndërsa tritoli nuk dihet se kur i është vendosur në makinë.

Autorët e kanë vëzhguar objektivin e tyre, kjo vërtetohet edhe nga mënyra se si e kanë bërë shpërthimin.

Dëshmia e shokut të viktimës po ashtu ka ngritur një tjetër pistë hetimesh. Miku i fëmijërisë ka pohuar se Aleksandër Sadikaj jepte para borxh kundrejt përqindjes.

Tashmë policia ka tre pista hetimesh.

E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, ndërsa pista e katërt është ajo e e borxheve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit