
Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë shpjegime se si mund t’i merret e statusi i veteranit të rrejshëm, duke thënë se statusi merret nëse është i rrejshëm por duke ndjekur procedurat ligjore e të cilat shprehet ai mund të zgjasin me vite.
Sipas tij,meqë procedurat ligjore zgjasin me vite, atëher shkruan ai se edhe veteranët e rrejshëm do të marrin benifitet edhe për një kohë të gjatë
Postimi i plotë i Kocit në Facebook:
“Veteranët e rrejshëm!
Veteranët e rrejshëm Luftëtar të UÇK-së, njē kohë të gjatë do të gëzojnë të drejta dhe benificione.
Statusi i veteranit, një personi mund t’i miret vetëm përmes procedurës gjyqësore, ku secilit do t’i mundësohet shterrja e mjeteve juridike.
Me vite do të zgjasin shqyrtimet gjyqësore.
Në ndërkohë, veteranët e rrejshēm do të kenë mbështetje financiare dhe këto benefite:
Pensionin personal i veteranit luftëtar;
Pensionet e trashëgimtarëve sipas kushtëve të parapara me ligj;
Të drejten në shërbime shëndetësore falas, për vete dhe familjen e ngushtë, duke i përfshirë shërbimet dentare dhe barnat për sēmundje kronike;
Të drejtën e përparësisë në punësim;
Udhëtimin falas me mjetët e komunikacionin urban, kurse udhëtimi ndërurban me gjysmë çmimi;
Të drejtën në riaaftësim profesional;
Të drejtën në stazhin e dyfishtë, pēr kohën e kaluar në luftë;
Përkujdesjen për banim;
Përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike;
Lirimi nga pagesat
administrative në shkollimin Universitar Publik;
Vendosja në shtëpitë e personave të moshuar;
Shpenzimet e varrimit.
Ironia më e madhe ēshtë se disa prej mashtruesve, do ta gëzojnë respektin e rrethit të vet, deri në përfundim të procedurave gjyqësore.
Sidoqoftë, çdo person që ka paraqitur deklaratë të rreme dhe ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit të pjesëmarrësit të UÇK-së dhe të përfitimit të drejtave dhe benificioneve, do të procedohet penalisht dhe do të gjykohet për disa vepra penale, duke e përfshirë veprën penale nga neni 392 – Deklarimi i Rremë dhe veprën penale nga neni 398 – Falsifikimi i Dokumenteve.”/Kosova Post/


