Kurti: Të nxjerrim mësim nga Bosnja dhe të ndërhyjmë kundër “Zajednicës” së Thaçit me Vuçiçin

Mos i humb

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  vazhdon ta kundërshtojë formimin e Asociacionit, pasi përmes një postimi në Facebook, ka shfqaur frikën e manipulimit, por njëherësh edhe u ka bërë thirrje liderëve institucional që të kenë kujdes me Asociacioni, duke thënë se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës.

Kurti përmes postimit ka kujtuar se bonjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimit territorial midis Serbisë e Kroacisë.

Ai tha se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”.

Postimi i plotë i Albin Kurtit në Facebook:

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviçit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiçin”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit